BOTA

Video/ Shikoni sa kohë iu desh të ‘arratisej’ vrasësit të Ivanoviçit!

15:39 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media serbe “Kurir” ka krijuar një video lidhur skenën kur është vrarë lideri i Iniciativës Qytetare (SDP), Oliver Ivanoviç. Sipas raportimeve të mediave, Kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla kishte thënë se Ivanoviç është qëlluar nga një automjet në lëvizje.




Mirëpo në videon që e ka publikuar media serb “Kurir”, vrasësi në fakt ka shtënë nga jashtë me 6 plumba për ‘tu futur më pas në veturë dhe të ‘zhdukej’ nga vendi i ngjarjes.

Ivanoviqin e kishte gjetur të shtrirë një fqinje, e cila kishte dalë që të blinte bukë në dyqan. Pas kësaj në lagjen e Doktorëve është gjetur e djegur një veturë e tipit Opel Astra e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Ivanoviçit.

https://www.youtube.com/watch?v=d29zfQ4Ehs0

Nuk shkoj shumë e një media tjetër, përcjellë GazetaBlic, kishte gjetur edhe pronarin e veturës dhe pronari u raportua se është austriak me origjinë serbe – lajm për identifikimin e pronësisë së saj e konfirmoi edhe PK, por nuk dha shumë detaje.

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi infot e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture“, ka thënë Maxhuni nga Policia e Kosovës.

Oliver Ivanoviç është vrarë kah mesi i janarit në veri të Mitrovicës, dhe deri më tani ende nuk është gjetur se kush është kryesi i kësaj vepre, e cila bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare dhe ende vazhdon të mbetet temë debati si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.