BOTA

Alarm në Londër/ Mbyllet aeroporti, gjendet bombë e Luftës II Botërore

08:18 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur dje. Kjo pasi është gjetur një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza.




Arma është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.

“Nga policia ka nisur zbatimi i masës përjashtuese prej 214 metrash. Si rezultat, Aeroporti i qytetit të Londrës është aktualisht i mbyllur”, – është thënë në deklaratën e aeroportit.

Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, – është njoftuar në këtë deklaratë.

Ky aeroport është shumë më i vogël në krahasim me Aeroportin Heathrow që gjendet më larg kryqytetit.

Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë në periudhën e shtatorit 1940 deri në maj të vitit 1941. /REL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.