SHËNDET

Forconi imunitetin duke konsumuar frutën e qitros

09:18 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qitro, është një frutë që ngjason me portokallin, por ka një shije më të athët e është I njohur për vlerat e tij kuruese, veçanërisht në tretjen e ushqimit. Kjo frutë me origjinë greke është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C madje përmban acid pantotenik, bakër, fibra, potas, biotinë dhe vitamin B1. Vitamina C që gjendet në nivele të larta tek qitroja ndihmon sistemin imunitar, si dhe lufton virozat dhe gripin.




Gjithashtu, qitro pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit. Kjo frutë rekomandohet të përdoret nga personat që kanë mangësi me sheqerin, pasi ndikon në rritjen e nivelit të tij në organizëm. Ngjyra rozë e ndezur ose e kuqe tek tuli i qitros vjen si pasojë e pigmentit likopen. Ky i fundit nuk gjendet tek qitroja me tul të bardhë. Pigmenti është i njohur për aftësitë anti-kancerogjene dhe ka kapacitetin më të lartë për të luftuar radikalet e lira që dëmtojnë qelizat në trup.

Ndërkohë, ata që vuajnë nga gurët e veshkave nuk duhet ta ndajnë qitron nga ushqimi i tyre. Ndërsa për të gjithë personat të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të merren 100 grame rrënje qitro e të zihen ne 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabarte verë të kuqe të vjetër. Nga ky lëng këshillohet të merren një deri në dy gota në dite. Por konsumimi I qitros duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe pasi kjo frutë ndërpret procesin e shpërbërjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.