SHËNDET

Kanella, erëza që lufton diabetin dhe infeksionet

11:19 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanella është një nga erëzat e njohur jo vetëm për aromën e shijen e saj, por edhe për vlerat shëndetësore mbi organizmin e njeriut. Por shumica e njerëzve nuk janë në dijeni për ekzistencën e dy llojeve kryesore të kësaj erëze. Të dyja janë të shëndetshme, por njëra prej tyre përmban një toksinë që është shumë e dëmshme nëse konsumohet me tepricë. Kanella është një erëz që merret nga pjesa e brendshme e pemës Cinnamomum. Varieteti Kasia i kanellës vjen nga pema Cinnamomum cassia që ndryshe mban emrin “Cinnamomum aromaticum” ose Kanella Kineze.




Kanella Kasia konsiderohet si një erëz me një cilësi të ulët. Ajo kushton pak dhe konsumohet në mbarë botën. Pothuajse e gjithë kanella që shitet në treg është e varietetit Kasia. Rreth 95% e vajit të erëzës është lloji cinnamaldehyde, që i jep kasias një aromë të fortë dhe pikante. Cejloni, ose “kanella e vërtetë,” ka vendlindjen në Sri Lanka e në pjesët jugore të Indisë dhe ka një ngjyrë kafe të ndezur me shkopinj me shtresa të buta, dhe cilësi superiore. Kanella cejlon është më pak e zakontë dhe shpesh është përdorur si erëz gatimi, madje përshkruhet si një erëz me aromë të ëmbël delikate, e mrekullueshme për ëmbëlsira. Rreth 50-63% e vajit të saj esencial është e llojit cinnamaldehyde, një sasi shumë e ulët në krahasim me varietetin Kasia.

Kanella Cejlon dhe ajo Kasia janë të dyja të mira për diabetikët. Në veçanti, kjo erëz është vlerësuar për aftësinë që ka në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, që është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës. Doza standarde e kanellës Kasia duhet të jetë nga 1 deri në 6 gramë në ditë. Nëse konsumohet në këto proporcione, atëherë nuk ka efekte anësore. Të dyja varietetet kanë ndikim në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe kundër diabetit. Por varieti Cejlon ka shumë më pak mundësi të shkaktojë dëme edhe nëse konsumohet në sasi më të mëdha. Varieteti Kasia përmban shumë kumarinë, që është toksike nëse merret në sasi të mëdha. Gjithashtu, kanella përmban antioksidantë të fuqishëm siç është polifenoli e lufton inflamacionin, infeksionet si dhe ndihmon në riparimin e dëmeve në qeliza.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.