Kryesore

Vonesa e pagave të pedagogëve, Nikolla: Ja dita kur do t’i marrin

13:13 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar për vonesën e pagave të pedagogëve.




Përmes një deklarate për shtyp, ajo sqaron se paga do të jepen ditën e sotme.

“Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit,” shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës e ngritën problemin e pagave dy ditë më parë, ku dolën dhe në një deklaratë për të sqaruar vonesën prej 10 ditësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.