BOTA

Inteligjenca e Irakut jep alarmin: Udhëheqësi i Shtetit Islamik “ende gjallë”

09:50 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zyrtar irakian tha se udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është gjallë dhe se po trajtohet në një spital në Siri, pasi është plagosur në një sulm ajror.




“Kemi informacione dhe dokumente të besueshme nga burime brenda organizatës terroriste se al-Baghdadi është gjallë dhe se po fshihet në rajonin Jazira, në verilindje të Sirisë”, tha shefi i inteligjencës së Irakut, Abu Ali al-Basri.

Shteti Islamik ka një prani të konsiderueshme në provincën Hasakeh të Sirisë, edhe pse ka humbur shumicën e kalifatit të vetëshpallur, i cili dikur ka mbuluar një të tretën e Irakut dhe Sirisë.

Basri tha se Baghdadi “vuan nga plagosja, diabeti dhe thyerjet në trup” që e pengojnë të ecin pa u ndihmuar.

“Udhëheqësi i militantëve është plagosur nga bombardimet ajrore në bastionet e Shtetit Islamik në Irak”, tha Basri.

Javën e kaluar, autoritetet irakiane kanë publikuar një listë të “udhëheqësve terroristë, të kërkuar ndërkombëtarisht”.

Lista kryesohet nga al-Baghdadi, kalif i vetëshpallur, i lindur në vitin 1971, nën emrin Ibrahim Awad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarrai.

Vrasja e tij e mundshme është raportuar disa herë. REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.