Kosova

Po me flamurin ç’pate? Kim Mehmeti: Sa e sa shqiptarë u kalbën burgjeve

12:38 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të 10 vjetrit të pavarësisë së Kosovës, një urdhër i kryeministrit Ramush Haradinaj ka krijuar tension në Prishtinë.




Bëhet fjalë për heqjen e flamurit kombëtar në zonën e Prishtinës, të njohur si “Te rrethi” dhe zëvendësimin e tij me atë shtetëror të Kosovës.

Tek ky i fundit nuk gjen as historinë tonë në përmbajtje dhe as demokracinë plebishitare në aprovim. Nuk zëvendësohet flamuri i kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes, me flamurin që për kritere dizajni ka përjashtuar të kuqen e të zezën. Flamuri zyrtar i ka vendet e veta ku duhet të ngrihet, siç parashikohet në ligj, po ashtu siç i ka dhe vendet e parashikuara për raste festash. Por në asnjë ligj apo rregullore nuk parashikohet që të ngrihet flamuri zyrtar te rrethi “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës, as në përditshmëri e as në raste festash”, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.

Kim Mehmeti: Sa e sa shqiptarë, u kalbën burgjeve, vetëm pse ëndërronin që flamuri kombëtarë të valëvitet nëpër sheshet e vendbanimeve shqiptare, e që sot, burrështetasit e Kosovës së pavarur, atë flamur ta largojnë nga ‘rrethi’ në hyrje të Prishtinës! Ku ta dish, mbase vuajmë nga mendësia që nuk e ka kuptuar se po të mos ishte flamuri Kuq e Zi, kurrë nuk do kishte flamur shtetërorë të Kosovës! Pra ne harrojmë se flamuri shtetëror të Kosovës na e vizatuan dhe na e sollën të tjerët, e atë me shqiponjë dykrenore, e mbajti ngritur gjaku i shumë gjeneratave shqiptare! Dhe sa keq ndjehet njeriu kur e sheh se bëhemi popull që i ndërron flamujt varësisht nga dora që ia gdhendë shtizat!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.