Kur kanë mbetur 2 ditë nga 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, një tjetër shtet duket se ka zgjedhur t’i bëjë “dhuratën” më të bukur, duke njohur shtetin më të ri në Europë.
Fjala është për Barbadosin, që ka vendosur kështu, pas 10 vitesh të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, si Presidenti Hashim Thaçi.
“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës sonte! Dhurata më e mirë e ditëlindjes për festimet e Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Thaçi në Twitter.
Shfaq Komentet (0)