LIFE STYLE

Maska në kushte shtëpie për flokët

15:07 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flokët ndryshe quhen “gjysma e bukurisë” prandaj meritojnë trajtime të vazhdueshme.




Jo domosdoshmërish duhet të shkoni në qendra estetike apo të ndiqni trajtime të kushtueshme. Ju mund të përgatisni maska të shëndetshme për flokët edhe në kushte shtëpie:

Vezë dhe qumësht

Përzieni dy vezë me gjysmë gote qumësht. Aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni kokën dhe do të vëreni që shkëlqimi i flokëve tuaj do të shtohet.

Koktej për flokët

Në një shishe bosh hidhni pak nga shampoja që përdorni rregullisht, bashkojini kësaj një lugë vodka. Lajini një herë në javë flokët me këtë dhe do të shihni si flokët tuaj do të jenë më pak të dëmtuar, do të bëhen më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm.

Për flokë të yndyrshëm

Pudra. Një pjesë e mirë e tyre janë të parfumosur dhe me aromë të mirë. Vendoseni pak tek rrënjët e flokëve para se të flini. Nëse floku juaj është shumë i yndyrshëm, aplikoni shumë pudër për rreth 15 minuta. Më pas lajini flokët, por kujdes me balsamin dhe kremrat, pasi i bën flokët të yndyrshëm.

Flokë të shndritshëm në maksimum

Për biondet: Shtoni një filxhan kafeje lëng limoni në ujin që bëni shpëlarjen. Për brunet: Shtoni një filxhan kafeje uthull në ujin që bëni shpëlarjen.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.