LIFE STYLE

Jeni gjithmonë me vonesë? Shkenca e ka një shpjegim pse ju ndodh kjo!

14:18 - 16.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e kemi një shok apo shoqe, që sado që të mundohet, është gjithnjë me vonesë! Dhe më në fund shkencëtarët i kanë dhënë kësaj ndodhie një kuptim: gjithçka ndodh nga pamundësia e tyre për të llogaritur kohën e kërkuar.




Shkurtimisht, ata që vijnë vonë nuk mund ta kuptojnë sa kohë duan, për shembull, të arrijnë stacionin nga shtëpia dhe për këtë shumë shpesh humbet autobusin, ose e gjen veten në rrugë të mbarë paraprakisht.

Jo korrektët kronikë

Arritja 5 minuta me vonesë ndodh, por kur nuk mund të jeni në kohë atëherë duhet të pyesni veten: si është e mundur? Nëse disa e përcaktojnë vonesën si diçka e rastësishme, shkencëtarët thonë se  kjo është në të vërtetë një efekt anësor i personalitetit tonë. Ndërsa ka njerëz që, megjithëse mund të paralajmërohen që të mos vonohen, ende nuk arrijnë të jenë korrekt.

Le të bëjmë matematikën

Sipas ekspertëve, një nga arsyet më të dukshme që shpjegojnë vonesën është paaftësia e tyre për të llogaritur se sa kohë duhet për të arritur në vendin ku ata duhet të shkojnë. 40% e njerëzve mesatarisht nënvlerësojnë kohën e nevojshme për të përfunduar një detyrë.

Pyetja e personalitetit

Në një studim të vitit 2013, hulumtuesit zbuluan se personat jo korrekt, shpesh janë të angazhuar në disa gjëra (Ata kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra në të njëjtën kohë) dhe kjo i bën ata më pak të vëmendshëm ndaj asaj që bëjnë. Në përgjithësi, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që llogarisin një minutë në 58 sekonda dhe ata që thonë se ka kaluar një minutë kur në fakt kanë kaluar 77 sekonda. Këto të fundit, pa dyshim janë jo korrektët.

Çfarë duhet të bëni?

Duke e ditur se keni këtë problem dhe kuptojmë se është i lidhur me një paaftësi të përgjithshme për të llogaritur kohën e nevojshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të përmiërsojmë të metat tona. Si? Për shembull, ndarja e ditës në momente më të përcaktuara ose duke u përpjekur për të krijuar një imazh mendor për detyrën që duhet kryer, duke menduar kështu për sa kohë duhet. Më në fund, sapo të llogaritet koha hipotetike për të arritur në një vend, personat jo korrekt mund të shtojnë disa minuta: domethënë, nëse mendojmë se duhet 10 minuta për të arritur në stacion, le të llogarisim 20 minuta. Dhe në këtë mënyrë, ju kurrë nuk do të jeni vonë në takim!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.