LIFE STYLE

Kush tha që paratë nuk e blejnë lumturinë? Ja sa duhet të fitoni që të ndiheni mirë!

14:09 - 16.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thonë se paraja nuk mund të blejë lumturinë. Por sipas shkencës jo vetëm që mundet, madje ka edhe një buxhet të caktuar që ju bën të lumtur.




Janë hulumtuesit në Universitetin Purdue që zbulojnë se sa duhet të fitojmë në vit për t’u ndier mirë, por ka një anë të keqe: shifra nuk është e ulët.

Për të arritur përfundimet e tyre, hulumtuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga Gallup Ëorld Pull që përfshin informacion në lidhje me 1,7 milion njerëz nga 164 vende dhe që vlerëson fuqinë blerëse të subjekteve dhe kënaqësinë relative të tyre për jetën, si dhe nivelin e mirëqenies së tyre.

Ja se sa duhet të fitojmë

Nga analiza e kryer, doli se për të pasur një jetë të kënaqshme ne duhet të fitojmë rreth 77,000 euro për person. Vëmendje: për person dhe jo familje! Një shifër kjo që varion mes 48,000 dhe 60,000 euro në lidhje me mirëqenien emocionale.

Kur flasim për ‘jetë të kënaqshme’ ne përgjithësisht i referohemi një vlerësimi të asaj që individi po bën dhe si po i arrin qëllimet e tij, kur flasim për ‘mirëqenien emocionale’, ne i referohemi emocioneve që përjetojmë çdo ditë, si lumturia, trishtim, zemërim apo eksitim.

Dallimet gjeografike

Natyrisht që këto shifra ndryshojnë nga vendi. Ka vende ku mund të fitoni më pak dhe vende të tjera ku keni nevojë për të rritur buxhetin tuaj. Kjo për shkak se standardet e jetës janë të ndryshme.

Lumturia nuk është gjithmonë

Ajo që hulumtuesit kanë gjetur është se tejkalimi i pragut të lumturisë nuk na bën edhe më të lumtur: me pak fjalë, formula më shumë para = më shumë lumturi nuk është e vlefshme. Me sa duket, arrijmë kënaqësi kur mund t’i përballojmë nevojat themelore, nëse kemi një buxhet që na lejon të shkojmë përtej këtyre nevojave, ne rrezikojmë të bëhemi tepër materialist dhe rrjedhimisht mirëqenia jonë emocionale zvogëlohet.

Me pak fjalë, paratë e bëjnë lumturinë kur janë në sasinë e duhur!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.