SHËNDET

Nëse konsumoni një pije me gaz në ditë, rrezikoni të mos keni fëmijë!

13:54 - 16.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pirja e një ose më shumë pijeve me gaz në ditë, ul ndjeshëm shanset për të pasur fëmijë, pavarësisht se kush i konsumon ato në çift. Me fjalë të tjera, pije me gaz ulin pjellorinë e burrave dhe grave.




Kjo u përcaktua nga një ekip kërkimor nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Bostonit (BUSPH), i cili theksoi ndikimin negativ të këtyre pijeve, duke e izoluar atë nga faktorë të tjerë të njohur të rrezikut, siç janë obeziteti, alkooli dhe pirja e duhanit.

Studiuesit, kanë ardhur në këtë përfundim pas analizimit të të dhënave të 3,828 grave ndërmjet moshave 21 dhe 45 dhe të një mijë partnerëve të tyre, të gjithë qytetarët të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Pas mbledhjes së informacionit mbi stilin e jetës dhe historinë mjekësore me pyetësorë të përshtatshëm, ata i paraqitën grave një pyetësor tjetër specifik që duhet të plotësohet çdo dy muaj, deri në kohën e shtatzënisë.

Analiza statistikore zbuloi ndikimin negativ të pijeve të ëmbla në shanset për të mbetur shtatzënë. Nëse burri dhe gruaja ishin konsumatorë të pijeve të ëmbla, ka probabilitet 20 përqind më pak për të mbetur shtatzënë. Konkretisht, nëse pijen e konsumon gruaja shanset për të mos pasur fëmijë janë 25%, ndërsa kur e konsumon partneri këto shanse zvogëlohen në 33%.

Në dritën e këtyre rezultateve, studiuesit sugjerojnë se çiftet që synojnë të kenë fëmijë të reduktojnë në mënyrë drastike konsumin e këtyre pijeve, madje edhe për rreziqet që dalin nga studimet e tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.