Një raport publikuar nga Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me menaxhimin e kufijve të përbashkët të BE-së, i ka radhitur shqiptarët në vend të tretë për sa i përketë kombësisë më të përjashtuar nga Europa.
Shqiptarë janë radhitur pas Ukrainës dhe Rusisë, baza e refuzimeve nuk ka qenë tentimi i futjes në vendet europiane me dokumente false.
Ndër 32 mijë raste, gati 11 mijë shqiptarë janë refuzuar për shkak se nuk kanë dokumentacionin përkatës që justifikon qëllimin dhe kushtet e vizitës.
9,331 shqiptarë janë refuzuar në kufijtë evropianë për shkak se janë gjykuar si pa mjetet e duhura për të qëndruar në periudhën e deklaruar dhe pa para për t’u rikthyer në vend. 8,363 shqiptarë ndërkohë kanë qenë në listën e alarmit për refuzimin e hyrjes në regjistrin kombëtar.
Rreth 1,945 shqiptarëve u është mohuar hyrja për shkak se kishin qëndruar mbi 3 muaj gjatë periudhës 6-mujore në territorin e shteteve të BE, një fakt që flet mbi ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë. Numri i lartë i refuzimeve ka ndikuar në shtimin e rasteve të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, duke arritur në 6500 kalime ilegale, më shumë se çdo shtet tjetër sa i takon kufijve tokësorë.
Këto të dhëna janë vetëm për vitin 2017.