Kronikë

Mashtronte me shuma të mëdha parash, bum denoncimesh për stomatologen. Vetëm para 1 muaji…

13:22 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas arrestimit të stomatologes 38-vjeçare  me iniciale O.D., për mashtrim me shuma të mëdha parash të tjera detaje janë zbuluar.




Pas publikimit të arrestimit të dentistes dhe zbulimit të mashtrimit që ajo i ka bëre biznesmenit nga Durrësi në policinë e Tiranës, ku shuma e përvetësuar shkon në 900 mijë euro,  bum denoncimesh ka pasur për të njëjtin rast.

Kështu, nga sa bëhet e ditur deri ditën e sotme, pranë krimit ekonomik të policisë së Tiranës kanë shkuar 5 persona, të cilët kanë denoncuar se janë mashtruar me po të njëjtën mënyra nga dentistja.

Ndërkohë që vetëm 1 muaj më parë dentistja i ka marrë një biznesmeni me iniciale R.Zh nga Tirana 30 mijë euro.

DOSJA E PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.