Kronikë

“Mos lëviz”, si u arrestuan dy autorët e dyshuar  për vrasjen e biznesmenit

15:00 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është momenti i arrestimit  dy autorëve të dyshuar të vrasje së biznesmenit, Mamli Begalla. Hetimet me metoda speciale çuan Policinë e Tiranës në gjurmët e Denis Demirit, 43 vjeç dhe Ardian Serezit, 49 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës.




Biznesmeni 64-vjeçar u ekzekutua për shkak të borxheve të shumta që nuk kishte shyler, ndërsa policia u rezervua të japë detaje.

“Mund t’ju them që ka prova, madje shkencore për autorësinë e ngjarjes”, deklaroi Kastriot Skënderaj, drejtor i Policisë së Tiranës.

Nga hetimet rezulton se Denis Demiri ka patur rolin e ekzekutorit, ndërsa Ardian Serezi ka bashkëpunuar në vrasje.

Ky i fundit rezulton një person më precedent penal, pasi në vitin 2014 është arrestuar në Tepelenë me rreth 1 ton kanabis. Ndërkohë, policia po heton për lidhjet e viktimës me autorët, ose persona të tjerë që kanë porositur vrasjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.