Kronikë

“Shpëtuam, tani…” zbardhen përgjimet për vrasjen e biznesmenit

12:41 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Denis Demiri, 43 vjeç u arrestua sot së bashku me Ardian Serezin, 49 vjeç, pasi janë autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit biznesmenit Memli Begalla në zonën e Bllokut.




Por, 43-vjeçari Demiri nuk është i panjohur për policinë e kryeqytetit, pasi ai rezulton person me precedentë penalë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se Demiri është arrestuar më 1 prill të vitit 2012 pranë Maternitetit të Ri tek zona e “Brrylit” në Tiranë teksa përgatitej të kryente një tjetër vrasje.

Në atë kohë Demiri po përgatitej të vriste shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie.

Njoftimi i policisë në vitin 2012

“Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve të besueshme se ky shtetas po përgatiste të kryente vrasjen e shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie, të ndodhur ndërmjet tyre disa ditë më parë. Konkretisht, shtetasi Denis (Alban) Gani Demiri, u kap më datë 01.04.2012, rreth orës 22:00 me një armë zjarri në brez, të mbushur me fishekë gati për qitje, në një lokal pranë Maternitetit të Ri të Tiranës, në prani të 3 personave të tjerë. Në cilësinë e provës materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistoletë “TT”, me një krehër pistolete me 8 copë fishekë në të”.

Denis Demiri, u arrestua në banesën e tij, ndërsa nga përgjimet e policisë janë regjistruar biseda ku 43 vjeçari i shprehej Ardian Serezit se shpëtuan dhe se për vrasjen e Begallës janë arrestuar të tjerët.

Dy autorët janë tradhtuar nga shenjta e gishtave të lënë në një lokal, pasi policia ka mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh makinën më të cilën ata lëviznin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.