Kronikë

Dentistja i mori 900 mijë euro, ja si i kishte dorëzuar paratë pronari i Exchange

09:02 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Olesia Duka është dentistja e cila u arrestua dy ditë më parë akuzën e mashtrimit. Dyshohet se 38-vjeçarja ka arritur të përfitoj një shumë para deri në 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm nga Durrësi e Tirana.




Duka u denoncua nga zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, sipas tij, përmes mashtrimit ajo i kishte arritur ti merrte 900 mijë euro.

Pas Hoxhës dhe shumë biznesmenë kanë paraqitur denoncimin e tyre për mashtrim, por që të gjithë biznesmenët dhe pse bëhej fjalë për shuma të mëdha parash i kanë në dorëzuar lekët te Olesia Duka dorazi dhe jo përmes transferimit bankar.

Ende nuk ka nisur një verifikm për akuzën e mundshme të “pastrimit” të parave, pasi asnjë nga denoncuesit nuk mund të vërtetojë deri më tani dorëzimin e parave të 38-vjeçarja, por një verrifikim i përgjithshëm nga ana e autoriteteve pritet të ndodh në ditët në vazhdim.

ARRESTIMI

Policia tha dje se Sektori për Hetimin e Pastrimit Parave në qendër e ai në Durrës, arrestuan me vendim të Gjykatës së Durrësit shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç lindur e banuese në Tiranë, pasi ka mashtruar disa biznesmenë duke u hequr si grosiste e kontrollit të shumicës së lëndës së parë për mbushje dhëmbësh.

“Nga një hetim proktiv prej disa muajsh është dokumentuar mekanizmi se si mashtronte biznesmenët shtetasja Olesia Duka. Vlera e mallit të përfituar dhe dëmit të shkaktuar ndaj biznesmenëve shkon deri në rreth 2 milion euro. Të arrestuarës iu identifikuan 4 apartamente në Tiranë e në Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, për të cilat iu kërkua Prokurorisë të nxjerrë urdhër sekuestrimi në procedimin penal”, tha dje Policia.

HETIMI

Prokuroria e Durrësit njoftoi të dielën se në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetaseje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

“Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga shtetasja Olesia Duka është kryer vepra penale e ‘mashtrimit’ parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit Idlir Hoxha, që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe te disa persona të tjerë. Për këto arsye, nga ana e Gjykatës së Durrësit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest ne burg’ për shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.