Kronikë

EMRAT/ Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Tiranë, arrestohen dy persona

09:35 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.




Pas kontrollit të ushtruar në makinën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Të arrestuarit janë Ermir Bajramaj, 37 vjeç, Besim Hajdaraj, 47 vjeç që të dy banues në qytetin e Durrësit.

Aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua në rrugën “Kongresi Manastirit”, ku pas informacioneve në rrugë operative mësohet se të dy personat që u vunë në pranga shpërndanin drogë dhe në lokalet e natës në zonën e ish-bllokut.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “High Class”

Sekuestrohet 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e “ish-bllokut”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “High Class”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë  kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:

  • Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.
  • Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi  Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.