Rreth e rrotull

“Kujdesem për tre fëmijët dhe babain e verbër, mbajmë frymën vetëm me…”

17:39 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I divorcuar nga bashkëshortja, Alfred Karajt nga Fushë Kruja i duhet të kujdeset për 3 fëmijët mitur dhe për babanë e moshuar, i cili është edhe i verbër.




Ai thotë se nuk ka arritur të sigurojë një punë, i kushtëzuar edhe pamundësia për t’u larguar nga banesa duke lënë vetëm babanë e verbër dhe 2 vajzat e vogla, ndërsa i duhet të shoqërojë çdo ditë shkollë edhe djalin fëmijët e tretë.

Nga ana tjetër ai denoncon ish-gruan e tij, se nuk paguan prej 9 muajsh detyrimin prej 150 mijë lekësh të vendosur nga gjykata si kompensim për fëmijët.

E gjithë familja jeton me 280 mije lekë te vjetra në muaj, që sigurohen nga kempi babait të verbër.  I moshuari, Hamdi Karaj thotë se këto para nuk mjaftojnë për të siguruar ilaçe për të, dhe apelon për ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.