Kronikë

Makina shtypi nusen dhe vjehrrin, dëshmitari: Pashë tmerr me sy, djali qante mbi trupin e nënës

11:21 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmitarët që u ndodhen në vendin e ngjarjes në aksidentin tragjik, që i mori jetën Xhemil dhe Edlira Fiskut, rrëfyen tmerrin që panë. Personi i parë që mbërriti në vendin e ngjarjes, Gëzim Sina, u shpreh se skena e aksidentit ka qenë mjaft e rëndë.




Sina, i cili ishte duke punuar në biznesin e tij, që ndodhet shumë afër vendit të aksidenti, u shpreh dje se për shkak të pozicionit që ka në vendin e punës, është bërë me dhjetëra herë dëshmitar i aksidenteve të tmerrshme që kanë ndodhur thuajse në të njëjtën zonë.

Gëzim, ju jeni ndër të parët që keni shkuar në vendin e ngjarjes. E patë se si ndodhi?

Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë. Aksident shumë i frikshëm. I mori makina përpara dhe i bëri copë të dy. Dje (pardje) pashë tmerr me sy. Një skenë në vendin e ngjarjes vërtetë e llahtarshme. Trupat e dy viktimave ishin gjymtuar. Ndërsa fëmija 8-vjeçar qante mbi trupin e nënës së tij. Përplasja ishte shumë e fortë dhe makina i ka ngjeshur trupat në barrierën mbrojtëse metalike, e cila është shumë e mprehtë. Një tmerr i vërtetë. Shkuam që u çuam çarçafë për të mbuluar trupat. Nuk di çfarë të them, aksident më të frikshëm nuk kisha parë në jetën time. Për shkak se kam punën këtu, jam bërë me dhjetëra herë dëshmitar dhe kam asistuar në shumë aksidente, por ky i fundit ishte vërtetë shumë i rëndë.

Kanë ndodhur edhe aksidente të tjera në këtë vend?

Me dhjetëra. Këtu thuajse përditë ndodhin aksidente. Është vetë pozicioni i tillë. Këtu makinat ecin me shumë shpejtësi, nga ana tjetër në rrugën kryesore ka hyrje dhe dalje, pasi është rrethrrotullimi. Ky vend është burim aksidentesh. Nuk ka pak ditë kur u shënua një tjetër aksident i rëndë, por edhe më herët. Po them, mund të kemi asistuar me djalin tim në më shumë se 15 apo 20 aksidente të ndryshme, shumë prej të cilëve fatmirësisht vetëm me disa lëndime të lehta.

Pse ndodhin aksidentët pikërisht në këtë vend?

Këtu ndodhin aksidente për shkak se qytetarë të ndryshëm, të cilët duan të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera të jugut presin për të gjetur furgon ose autobus. Por në fakt, aty nuk ka stacion autobusi. Qytetarët e kanë nga halli, sepse në këtë zonë është i vetmi vend që ka pak hapësirë për të hapur krahun mjetet e transportit të udhëtarëve. Duhet të merren masa urgjente, pasi njerëzit po humbin jetën përditë. /Panorama

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.