Kronikë

Sherri nisi për një kapele, 17-vjeçari pranon vrasjen e Hermes Beqirit: Dua mëshirë!

14:53 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvis Hoxha, i riu shkodran ka pranuar autorësinë e vrasjes të Hermes Beqirit, vrasje kjo e ndodhur më 4 nëntor të 2017-ës në një lokal nate, ndërsa ka kërkuar mëshirë.




Elvis Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues sot në seancë që t’i pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë se ai pranon fajin dhe përmes këtij gjykimi, në përfundim të gjyqit ai përfiton ulje të dënimit me 1/3.

Autori ka shprehur pendesë, duke kërkuar falje për krimin e kryer. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua si bashkëpunëtor edhe Ditmir Harifi.

Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, tek ish-Zooteknika.

Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës në një aksion arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë.

Hermes Beqiri pas plagosjes u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. 23-vjeçari mori një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i preku disa organe duke bërë që të humbë një sasi të konsiderueshme gjaku, çka çoi në humbjen e jetës. Për rreth 8 orë 23-vjeçari qëndroi në sallën e operacionit nën kujdesin e veçantë të mjekëve. Më pas u transportua me autoambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Mësohet se Hermes Beqiri kishte dëmtuar legenin nga plumbi në trup.

Çfarë deklaroi në polici, Hoxha më 6 nëntor të 2017-ës

“Gazeta Shqiptare” ka zbardhur se çfarë deklaroi në polici 17-vjeçari. “Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar. Nuk kam dashur ta vras”, mësohet të ketë thënë 17-vjeçari.

Të dy personat që u përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë me precedentë penalë të mëparshëm. Hermes Beqiri ka qenë i dënuar për vjedhje në plazhin e Velipojës, ndërsa edhe Elvis Hoxha për vjedhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.