Kronikë

Shkojnë në shtëpinë e shoqes, dy vajzat i grabisin bizhuteritë mamasë së saj

15:21 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka ndaluar dy vajza të cilat akuzohen për vjedhje të disa bizhuterive në një banesë.




Vajzat XH.Ç dhe K.D të dyja të moshës 15 vjeçare, kanë shkuar në banesën e një shoqeje dhe në momentin që kanë qenë vetëm kanë vjedhur bizhuteritë e nënës së saj.

Policia po bën verifikime te nevojshme për të qartësuar situatën, pasi dy vajzat e ndaluara janë minorene.

Noftimi i policisë

Më datë 26.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset e mitura K.D, XH.Ç dhe K.D, vjeç 15 e 15, banuese në Tiranë, pasi në bashkëpunim, në banesën e nënës së shoqes së tyre F.H , shtetases A.H, vjeç 48, kanë vjedhur disa bizhuteri. Punohet për shoqërimin e tyre. Neni 134/2 i Kodit Penal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.