Sociale

Rrëfeu dramën e jetës tek “Shqiptarët për Shqiptarët”, të riut jetim i ofrohet punë LIVE në emision

21:43 - 02.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas historisë së trishtë të Vorianit të rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24, të 21-vjeçarit që humbi të dy prindërit nga kanceri që në moshë të vogël, një lajm i mirë ka ardhur për të.




Teksa dëgjoi rrëfimin e Vorianit për vështirësitë që ka kaluar i vetmuar pas vdekjes së prindërve, një zonjë live nga studio e emisionit i ka ofruar punë të riut.

Aida Lila tha se sëbashku me bashkëshortin e saj do t’i ofrojnë punë në kompaninë e tyre “Green Life”, shkruan BalkanWeb

“Voriani tashmë ka një vend pune në kompaninë tonë. Ai nuk do na ketë vetëm drejtues por edhe prindër,” tha Aida në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.