Sociale

Alarmi mbi vdekshmërinë foshnjore, Shqipëria e dyta në rajon

10:24 - 03.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria renditet e dyta në rajon përsa i përket numrit të lartë të vdekjeve të foshnjave. Sipas një raporti nga UNICEF, vendi ynë për vitin 2017 ka 6.2 vdekje për 1000 fëmijë të lindur, ndërsa i vetmi shtet në rajon që ka një normë vdekshmërie më të lartë është Maqedonia, e renditur e 26-ta, me 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.




Vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind gjatë vitit 2016, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi, edhe sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave. Gjatë vitit 2016, 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën nga 233 vdekje të tilla që qenë shënuar në vitin 2015.

Treguesi i vdekshmërisë foshnjore, i cili mat numrin e vdekjeve nën 1 vjeç në raport me lindjet, u rrit nga 7.1 në 8.7. Në total, në Shqipëri u regjistruan 277 vdekje të tilla, nga të cilët, 146 qenë meshkuj dhe 131 femra. Gjatë vitit 2016 në Shqipëri u regjistruan 31,733 lindje dhe vdekshmëria foshnjore rezulton 8.7 për mijë. Vdekshmëria foshnjore pati shënuar nivelin më të ulët në histori në vitin 2015 me 7.1 vdekje për mijë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.