Të zgjedhurit me kujdes të ushqimeve që ne konsumojmë, nuk është e mjaftueshme.
Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por edhe vendosja e tyre në frigorifer ka një rëndësi të madhe.
Shumica prej nesh qumështin zakonisht e vendosim në derën e frigoriferit.
Do mendoni se ku qëndron problemi? Vendosja e qumështit në derën e frigoriferit, mund t’iu kushtojë shumë.
Të paktën kështu sugjeron “Good Housekeeping”, e cila shkruan se mosorganizimi i mirë i ushqimeve në frigorifer, mund të na helmojë.
Konkretisht, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, prandaj mundësia që qumështi të prishet është më e madhe.
Kështu, sugjerohet që qumështi të mbahet në pjesën e poshtme, ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.
Shfaq Komentet (0)