SHËNDET

Ja çfarë i ndodh mëlçisë nëse pini dy filxhan kafe

20:56 - 06.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një studimi të bërë së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se personat që konsumojnë 2 filxhanë kafe në ditë janë 44% më pak të rrezikuar që të zhvillojnë cirrozë të mëlçisë.




Interesant është fakti se rreziku vazhdon të ulet me 65% tek njerëzit që konsumojnë 3 dhe 4 filxhanë kafe.

Cirroza është një sëmundje e mëlçisë, e zhvilluar pas një dëmtimi të gjatë të këtij organi.

“Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të rëndësishme për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje”, thotë autori kryesor i studimit, dr. O. J., nga Universiteti Kennedy of Southampton në Britani.

Por duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi ekspertët rekomandojnë që mos ta teproni me kafenë. Konsumimi i tepërt i kafesë lidhet me problemet me zemrën, imunitetin e dobët, por jo vetëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.