Kryesore

Alfred Muharemi: Jetimët marrin vetëm 3 mijë lekë ndihmë ekonomike

12:35 - 07.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Aktualisht në fshatin SOS në Shqipëri jetojnë plot 63 fëmijë jetimë, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Një prej tyre, sot një i ri i sukses-shëm, ka qëndruar për plot 18 vjet nën strehën e këtij institucioni. Ai quhet Alfred Muharemi e në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon mbi jetën e tij, mungesën e dashurisë prindërore, por edhe mbi nismat e ndërmarra në kuadër të mbrojtjes e mbështetjes së vogë-lushëve jetimë. Më tej Muharemi thekson se ndihma ekonomike që ofron shteti për jetimët është vetëm rreth 3 mijë lekë të reja në muaj e shton se shumë të rinj jetimë sot enden zyrave të punësimit për të gjetur një punë apo për të përfituar bonuset e qirave. Muharemi shprehet se statusi i jetimit, miratuar në 1996, ka një zbatueshmëri zero nga organet kompetente dhe pushteti.




Cili është misioni i organizatës SOS në Shqipëri?
SoS, Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është një organizatë jo fitimprurëse, që vepron që prej vitit 1996 në vendin tonë, ku një nga programet e saj të para dhe më kryesore ka qenë kujdesi me bazë familjen, duke synuar integrimin e plotë të fëmijëve pa kujdes prindëror apo që janë në rrezik për ta humbur atë. Qëllimi i organizatës është t’i ofrojë fëmijëve kujdes në kuadër të një familjeje duke i integruar ata në shoqëri dhe për ti bërë të denjë për të përballuar jetesën e tyre në moshën madhore.

Sa është aktualisht numri i fëmijëve që jetojnë në fshatin SOS?
Aktualisht në Fshatin SoS mbështeten 63 fëmijë që janë të shpërndarë në 13 shtëpi vila. Pasi fëmijët mbu-shin moshën 17-18 vjeçare, ata kalojnë në një ambient tjetër pasi SoS, Fshatrat e Fëmijëve ka krijuar 2 Komunitete Rinore me kapacitet deri në 15 fëmijë. Të rinjtë kështu kanë mundësinë të marrin mësimin e afërt të përballimit të jetesës në mënyrë kolektive, dhe të pavarur, nën asistimin e kujdesin e personave për-gjegjës direkt.

Sa prej këtyre të rinjve ndjekin studimet e larta apo dhe kurse profesionale?
Në këto komunitete janë rreth 30 të rinj të cilët sot ndjekin studimet parauniversitare ose të larta dhe, gjithashtu, edhe kurse të ndryshme.
Sa respektohen të drejtat e jetimëve në vendin tonë dhe a është e mjaftueshme ndihma e shtetit shqiptar për këtë kategori?

Prej sa vitesh ju personalisht keni jetuar në fshatin SOS dhe si kanë qenë kushtet dhe përkujdesja që keni marrë?
Në moshën 5-vjeçare u transferova nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër drejt SoS, duke qëndruar për rreth 18 vite nën kujdesin e institucionit. Përkujdesja që kam marrë ka qenë plot dashuri, përkushtim dhe profesionalizëm. Jetonim në një shtëpi me kushte komode ku nuk mungonte ushqimi, veshmbathja, librat apo ngrohja. Në atë ambient na bashkonte të qenit fëmije pa kujdes prindëror, por me kujdesin e disa nënave që na donin si fëmijët e tyre.

Çfarë iu ka munguar më shumë gjatë gjithë viteve në këtë institucion?
Mendoj se mungesa më e madhe për çdo fëmijë apo edhe të ri në SoS është prindërore e cila pavarësisht çdo kujdesi dhe dashurie tjetër është e rëndësishme, e pazëvendësueshme.

Cili është arsimi që keni përfunduar dhe ku punoni aktualisht?
Kam përfunduar studimet e larta për ekonomik me rezultate të shkëlqyera dhe sot punoj në një bankë e për të gjitha arritjet e mia i jam mirënjohës mbështetjes së Fshatit SoS.

Sa është ndihma eko-nomike që ofron shteti shqiptar për jetimët?
Unë, si përfaqësuesi më i ri i zgjedhur nga të rinjtë pa kujdes prindëror dua të theksoj se ndihma ekonomike që ofron shteti për jetimët është rreth 3 mijë lekë të reja në muaj. Edhe pas 20 viteve, kjo kategori nuk është integruar plotësisht pasi sot kemi pafund të rinj jetimë, të cilët enden zyrave të punësimit edhe nuk arrijnë të gjejnë një punë; enden zyrave të pushtetit lokal për bonuset e qirave dhe ofrimin e banesave sociale, por pjesa më e madhe e tyre refuzohen pasi janë të papune. Pra, e ardhura e vetme e këtyre të rinjve është 3 mijë lekë ndihmë ekonomike. Kemi sot një status jetimi të miratuar në 1996, por që ka një zbatueshmëri zero nga organet dhe pushteti lokal.

A e keni ngritur zërin tuaj për plotësimin e kërkesave të sipërpërmendura?
Kemi kërkuar pafund amendime në ligj për zgjerimin e përfituesve pasi numri më i madh është i fëmijëve dhe të rinjve jetimë me një prind ku Statusi është vetëm për jetimët biologjikë ose kur kujdestaria nuk është për asnjë nga prindërit. Kemi kërkuar ofrim falas të studimeve pasuniveristare për të rinjtë jetimë si dhe strehimin e detyrueshëm nga shteti për këtë kategori.

A e financon shteti shqiptar SOS-in për t’i ardhur akoma më shumë në ndihmë fëmijëve jetimë?
SoS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri e marrin burimin më të madh të donacioneve nga SOS Kinderdorf International që është “ombrella” e të gjithë SOS Fshatrat e Fëmijëve në 132 vende të botes si dhe nga donatorët lokalë. Por, aktualisht nga qeveria nuk alokohet asnjë fond i veçantë për fshatrat SOS në Shqipëri.

Ju vetë a keni ndërmarrë ndonjë nismë për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë?
Prej shumë vitesh kam marrë iniciativën me një grup të rinjsh të rritur po në SoS, apo dhe në shtëpitë e fëmijës në Tiranë dhe Shkodër për të ofruar mbështetjen tonë për brezat më të vegjël e për fëmijët pa kujdes prindëror. Aktualisht janë rreth 31 mijë fëmijë jetimë në gjithë Republikën e Shqipërisë. Projektet tona kanë qenë me mbështetje ekonomike dhe sociale. Sot unë mund të përmend rreth 27 projekte si lokale dhe kombëtare (falë pushtetit lokal, institucionit të presidencës, bizneseve dhe individëve të ndryshëm) në mbështetje të fëmijëve pa kujdes prindëror. Kemi arritur të organizojmë evente të ndryshme për këtë kategori por edhe asistim në marrëdhënie pune, ofrimin e studimeve me bursë sociale etj.

Cilat janë disa nga projektet më të afërta të fshatit SOS në Shqipëri?
Projekti që duam të arrijmë për nder të themeluesit te SoS Fshatrat e Fëmijëve në gjithë botën Z. Hermann Gmeiner, do të finalizohet në ditën e lindjes së tij 23 Qershor 2019 që përkon edhe me 100 vjetorin e tij. Fatkeqësisht Gmeiner nuk jeton më, por ka arritur që me organizatën e tij të ofrojë kujdes dhe mbështetje të plotë deri në integrimin real të milionave fëmijëve pa kujdes prindëror në gjithë botën.

Ju pak kohë më parë u martuat në Fshatin SoS. Pse zgjodhët pikërisht atë vend?
Unë finalizova dashurinë time me Erjonën në ambientet e Fshatit SoS në Tiranë në 23 qershor 2017, pra ditën e lindjes së themeluesit të SoS Kinderdorf Z. Hermann Gmeiner. Ky njeri ndryshoi gjithë jetën time dhe sot më bën krenar të them me plot gojë që jam i lumtur që jam i Ri SoS. Gjithashtu, ishte edhe dëshira që oborri i shtëpisë sime në SoS të ishte i mbushur plot me njerëzit, të cilët kishin kontribuar për formimin tim si karakter, vlerat e fituara dhe mbështetjen në edukim duke i vlerësuar pa diskutim si personat më human dhe më të rëndësishmit në jetën time për të cilin unë jam krenar që jam ky sot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.