Kryesore

Nëna me lot në sy: Më hoqën ndihmën ekonomike, fëmijët i kam pa bukë

14:27 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një dhomë të vogël të kësaj godine jetojnë 5 anëtarë të familjes nga Burreli, në fshatin Skërnderaj të Bashkisë së Klosit. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje.




Ndërsa 3 fëmijët e mitur kërkojnë të ushqehen nëna e tyre Valentina shpërthen në lot pasi të ardhurat mungojnë dhe nuk mund të sigurojë as bukën e përditshme për ta.

Prej dy muajsh ndihma ekonomike iu është ndërprerë dhe në pamundësi për të gjetur një punë nëna e pashpresë bën apel për ndihmë.

“Pa shtëpi, pa punë pa asnjë gjë. Ma kanë heq ndihmën ekonomike. Çdo gjë me të falme. Jam shumë, shumë vështirë, s’di ku të shkoj.”

Thesin e fundit që ka në shtëpi ia kanë sjellë të afërmit ndërsa dyqanet nuk pranojnë t’i japin mallra ma para, pasi lista e borxheve të tyre është shtuar. Apeli për të ndihmuar këtë familje i është bashkuar edhe administratori i njësisë bashkiake Suç, Ilirjan Çeliku sipas të cilit kësaj familje i është hequr padrejtësisht ndihma ekonomike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.