LIFE STYLE

Si të zbuloni nëse partneri apo partnerja ju tradhëton

14:05 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai zakonisht është i qetë dhe i përmbajtur, befas kthehet në një shok të shkëlqyer? Mund të jetë për shkak të një kolegeje të re.




Një shtëpiake që vuan nga dembelizmi hedh tutje të gjitha telekomandat  papritur dhe, në vend të hekurit, fillon biçikletën  për stërvitje? Ndjellëse e dëshirës së saj për të ushtruar mund të jetë trajneri i palestrës përballë shtëpisë. Pra, edhe në qoftë se nuk është tradhti e deklaruar me një shpallje, ajo është ende një krim që lë prapa shenjë dhe mund të identifikohet lehtësisht.

Për t’u shndërruar në “007 e dashurisë”, realisht, mjaftojnë disa lëvizje  si ato të treguara nga autorët në manualin “Tradhtar i ndyrë”. “Si të zbulojmë gjurmët e tradhtisë” firmosur nga Alberto Caputo, psikiatre dhe seksologe; Alessandro Calderoni, gazetar investigativ; Silvia Jun, ëeb editor. Ideator dhe kurator Paolo Baron.

Ajo qe kemi dashur të shkruajmë – shpjegon Caputo – është një lloj përmbledhje e kriminologjisë ku “krimi” është tradhtia, krimineli është partneri dhe viktima është i tradhtuari”.

IDENTIFIKIMI I TRADHTARIT

Tradhtarët i përkasin tre tipologjive të ndryshme, secila me nëntipat e saj.

1 – Tradhtarët serial: Ato janë me të vërtetë të sëmurë, janë të pafe e të specializuar gjenetikisht për të mos qenë asnjëherë të kënaqur nga një marrëdhënie zyrtare. Ata kanë lindur për të vlerësuar gjithmonë e më tepër marrëdhëniet instiktive në të cilat ka siç dihet më shumë pasion. Për meshkujt e kësaj kategorie duhet që gjithmonë në një marrëdhënie të jenë tre pjesëmarrës: ai, ajo dhe ajo tjetra.

Në këtë grup përfshihen dhe koleksionistët, të cilët janë gjithmonë në kërkim të cilësisë, dhe në momentin e parë që shfaqet një femër më cilësore ata janë të gatshëm te tradhtojnë. Në këtë pikë si gjithmonë gratë duhet të vuajnë dhe të durojnë indiferencën e tyre.

Pjesë e këtij grupimi janë gjithashtu dhe ata meshkuj që gjithçka në një marrëdhënie e lidhin me seksin, të ashtuquajturit “të varur prej seksit”.

2 – Tradhtarët paralelë: Janë tipikët e meshkujve që kërkojnë t’i shtrinë këmbët e tyre në dy kampe. Së bashku me raportin kryesor (martesën apo bashkëjetesën), ata veprojnë me shkathtësi të ekuilibruar për të qenë aktivë edhe në një tjetër lidhje.

3 –  Tradhtarët e rrallë: Janë ata që zakonisht veprojnë për të ndëshkuar bashkëshortet.

SI EKSPOZOHEN

Pavarësisht nga personi më të cilin ju kanë tradhtuar, ajo çka ka shumë rendësi është të ruani gjakftohtësinë, dhe të kuptoni sa më shumë përsa i përket marrëdhënies së fshehtë të partnerit tuaj.

Para së gjithash, tradhtia është një fakt që thyen jetën e një çifti dhe shërben si një risi në jetën e përditshme të çiftit, duke sjellë ndryshime të dukshme, duke filluar që nga sjellja në tavolinë për të përfunduar tek zënkat e vogla të cilat jo rrallë herë sjellin dëshirën për tu larguar shtëpia të partnerit.

Pastaj kjo detyrë (tradhtia) është shumë e kushtueshme dhe sfiduese që kërkon kohë të gjatë, vëmendje dhe angazhim. Si pasojë në mënyrë të pashmangshme ata do të bëjnë disa gabime.

Dhe për njohuri më të zgjeruara mbi këtë fenomen ju vjen në ndihmë dhe një faqe interneti: tradimento.net, në të cilën mund të gjeni materiale të sakta dhe të bollshme përsa i përket tradhtarëve dhe të tradhtuarave. Seksione të veçanta në këtë site trajtojnë histori tradhtie si dhe pasojat që vijnë si rrjedhojë e këtyre historive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.