LIFE STYLE

Kreativë, të dashur dhe pëlqejnë udhëtimet, ja për çfarë dallohen të lindurit e marsit

14:51 - 11.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreativë, energjikë dhe të zjarrtë… Me këto cilësi karakterizohen të lindurit e muajit mars, të cilët dëshirojnë ta jetojnë jetën, por ruajnë privatësinë e tyre. Më poshtë po ju sjellim 10 kuriozitete për të lindurit e muajit mars, zbuloni se çfarë i karakterizon.




  1.  E kanë shumë të zhvilluar intuitën, janë inteligjentë dhe i vlerësojnë mirë karakteret. Dëshirojnë t’i vëzhgojnë dhe t’i vlerësojnë njerëzit, vështirë t’i mashtrosh.
  2.  Të lindurit në muajin mars, janë shumë kreativë dhe kanë shumë imagjinatë. Ata kanë të shprehur aftësinë artistike, ndërsa dallohen në artin figurativ dhe në dizajn. Në mesin e të lindurve në mars ka këngëtarë dhe muzikantë. Të paktën kështu kanë treguar hulumtimet më së shumti.
  3.  Bujarë dhe të ndjeshëm, prandaj i joshin njerëzit e tjerë dhe janë të dashur në shoqëri. Janë besnikë dhe shpesh të tjerëve u dalin në krah.
  4. Personat e lindur në mars janë të tërhequr dhe misteriozë, kur është fjala për jetën e tyre private. Dëshirojnë të fantazojnë në vetmi, në paqe dhe qetësi, prandaj i shmangin vendet e zhurmshme.
  5. Janë besnikë dhe të përkushtuar ndaj njerëzve, të cilët i duan. Qëndrojnë me ta edhe në momentet më të vështira të jetës.
  6.  Janë shumë të përshtatshëm dhe dinë të gjenden edhe në situata “të pamundshme”. Janë të guximshëm, energjikë dhe të aftë për të kryer shumë punë përnjëherësh.
  7. Dëshirojnë të udhëtojnë dhe të kënaqen me gjëra të reja dhe interesante.
  8. Kanë qasje filozofike ndaj jetës dhe analizojnë hollësisht botën përreth vetes. Mendojnë me kokën e tyre dhe nuk u nënshtrohen ndikimeve të huaja.
  9.  Janë pozitivë dhe entuziazmi i tyre është “infektues”. Përhapin gëzim kudo që gjenden dhe dinë të qeshin edhe në momentet më të vështira.
  10.  Pasioni i tyre jorrallë i çon në situata dramatike, të çuditshme dhe në prirje për të marrë vendime të shpejta. Janë hakmarrës nëse dikush e keqpërdor besimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.