SHËNDET

Nuk flini dot po nuk ishte krevati juaj? Ja pse ndodh!

20:36 - 16.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë njerëz nuk mund të flenë ose flenë shumë keq dhe për arsye nga më të ndryshmet nuk arrijnë që të pushojnë në krevatin e tyre.




Kjo mund të ndodhë kur jeni mysafir diku apo edhe kur flini në një hotel, për shembull.

Në përgjithësi, vështirësia në të fjetur është tipike sidomos në natën e parë që kaloni në një shtrat që nuk është i juaji: mund të flini pak dhe të flini shumë keq dhe në mëngjes ndiheni mjaft të lodhur.

Në fakt, e gjithë kjo që ju ndodh kur ndryshoni krevat, ka të bëjë me trurin. Kur flini në një shtrat tjetër, një nga dy hemisferat e trurit qëndron zgjuar dhe alarmon për rreziqet e mundshme ndërsa hemisfera tjetër fle.

Nga kjo lind pagjumësia, vështirësia në marrjen e gjumit dhe në fund pasoja negative e zgjimit të lodhur në mëngjes.

I gjithë ky shpjegim është marrë nga një studim i kryer në Universitetin Brown të Providencës.

Në këtë rast, truri i njeriut sillet në mënyrë të ngjashme me atë të shumë kafshëve të tjera (në të cilën një hemisferë fle, ndërsa tjetra mbetet vigjilente), duke provokuar atë që është përcaktuar si efekti i natës së parë.

Studimi i kryer në tridhjetë e pesë vullnetarë ka nxjerrë në pah pikërisht faktin se natën e parë që flini në një krevat tjetër, truri tenton të eksperimentojë aktivitete të ndryshme në të dy hemisferat: ana e majtë mbetet vigjilente dhe më e ndjeshme ndaj tingujve dhe zhurmave në krahasim me të djathtën.

Sjellja e dy hemisferave tenton të zhduket natën vijuese. Për këtë arsye është përcaktuar efekti i natës së parë, që është ai, në të cilin adaptimi ende nuk ka ndodhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.