SHËNDET

10 këshilla të vlefshme për të eliminuar rrezikun nga infeksionet

14:00 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka disa mënyra të provuara për të mbajtur veten të shëndetshëm e larg mikrobeve, por egzistojnë disa forma të tjera praktike për të shpëtuar nga infeksionet. Lëkura juaj vepron si një pengesë e natyrshme kundër mikrobeve të dëmshme që shkaktojnë infeksione, por në momentin që gjejnë rrugë alternative për të hyrë në organizëm, mund të përbëjnë rrezik. Më poshtë po japim 10 këshilla të vlefshme për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksionet.




Lani duart shpesh dhe mirë
Mikrobet mund të jetojnë në sipërfaqe inerte nga disa minuta deri në disa muaj, në varësi të llojit dhe mjedisit. Këto mikrobe që shkaktojnë sëmundje mund të jetojnë edhe në tastierën e kompjuterit tuaj. Çuditërisht, shumica dërrmuese e njerëzve nuk e dinë mënyrën më të mirë për të larë duart në mënyrë efektive. Kështu që rekomandohet larje e plotë dhe e fuqishme me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, pasuar me tharjen e dorës me një peshqir.

Kujdes me sendet personale
Furça dhëmbësh, peshqirë, brisqe, shami dhe gërshërë mund të jenë burime të agjentëve infektivë (baktere, viruse dhe kërpudha). Kujdes me sendet tuaja personale, mos I ndani me askënd pasi në këtë mënyrë mund të jeni të predispozuar që të prekeni nga infeksione të ndryshme.

Mbuloni gojën kur keni kollë ose teshtini
Higjiena e mirë personale përfshin jo vetëm pastërtinë, por edhe praktikën e vjetër të mbulimit të gojës kur ju kolliteni apo teshtini. Për shumicën e infeksioneve, mikrobet që shkaktojnë sëmundje mund të fillojnë të rriten para shfaqjes së simpotmave, kështu që kollitja apo teshtitja mund t’i përhapë këto mikrobe në ajër. Rekomandimi është që të mbuloni gojën sa herë që teshtini apo kolliteni.

Vaksionohuni
Sistemi juaj imunitar është projektuar që të ketë një “kujtesë” të infeksioneve të mëparshme. Kur trupi juaj ndesh një mikrob që ka shkaktuar më parë një infeksion, rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe antitrupave për të parandaluar infeksionin për herë të dytë. Megjithatë, duke u vaksinuar, ju rrisni kështu mbrojtjen ndaj infeksionit. Marrja e imunizimit që ju nevojitet do t’ju mbrojë juve dhe ata që janë përreth jush.

Hani shëndetshëm
Sëmundjet që vijnë nga ushqimi shpesh shfaqen nga përgatitja e ushqimit jo të mirë dhe zakonet e këqija të ngrënies. Mikrobet “lulëzojnë” pothuajse në të gjitha produktet ushqimore, dhe më shumë në ushqime të lëna në temperaturën e dhomës. Ftohja ngadalëson ose ndalon rritjen e mikrobeve më të mëdha. Kështu që mbani vendin ku gatuani të pastër, dhe lani të gjitha frutat dhe perimet mirë para se ti konsumoni.

Kujdes gjatë udhëtimeve
Sëmundjet infektive mund të merren lehtësisht gjatë udhëtimeve. Nëse destinacioni juaj i udhëtimit është ai ku uji mund të mos jetë fort I pastër, sigurohuni që të përdorni një burim të sigurt të ujit, si ai në shishe. Hani ushqime që janë gatuar mirë dhe shmangni perimet dhe frutat e papërpunuara. Përfundimisht, sigurohuni që të përditësoni të gjitha vaksinat që këshillohen ose kërkohen për destinacionin tuaj të udhëtimit.

Mardhënie seksuale të sigurta
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë ndoshta sëmundjet infektive më të parandalueshme. Duke kryer mardhënie të mbrojtura, transferimi i baktereve ose viruseve infektive nga një person në tjetrin mund të parandalohet.

Duart larg fytyrës
Jo vetëm që është një tabu sociale, por prekja e hundës çon në përhapjen e një numri të infeksioneve. Shikoni përreth, dhe do të vini re se sa njerëz kanë duart e tyre pranë fytyrave të tyre. Shumë mikrobe preferojnë mjedisin e ngrohtë, me lagështi brenda hundës, si dhe sipërfaqet e tjera të mbuluara me mukozë, siç janë sytë dhe gojët. Infeksionet mund të parandalohen lehtësisht duke shmangur prekjen e këtyre zonave.

Kujdes me kafshët
Infeksionet që mund të përhapen nga kafshët tek njerëzit quhen “sëmundje zoonotike”. Nëse keni kafshe, sigurohuni që të kryeni kontrolle të rregullta dhe të verifikoni vaksinimin e tyre. Mbani fëmijët e vegjël larg nga fecet e kafshëve pasi mund të jenë burim për sëmundje si tërbimi ose gripi i shpendëve dhe pleshtat. Rekomandohet të jini të kujdesshëm kur hasni kafshë të egra.

Shikoni lajmet
Një verifikim i mirë i ngjarjeve të tanishme mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të mençura rreth udhëtimit ose aktiviteteve të tjera rekreative. Për shembull, një shpërthim i gripit të shpendëve në Azi mund t’ju bëjë të mendoni dy herë për një udhëtim që keni planifikuar. Informohuni paraprakisht mbi shpërthimet e fundit të sëmundjeve epidemike para se të bëni një udhëtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.