SHËNDET

Konsumoni kungujt e njomë, më pak rrezik nga sulmet në zemër

11:40 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kungujt e njomë bëjnë pjesë në varitetetin Cucurbita pepo, e kanë një sërë vlerash curative në organizmin e njeriut. Këto lloj kungujsh kanë pak kalori e për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, e ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.




Gjithashtu, kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve, pasi kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.

Por sipas studimeve, falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë, pasi përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.

Ndodh në shumë raste që kyçet dhe gjymtyrët e njeriut të preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.

Ndërkaq, ky perim mund të përdoret si një kurues shumë I mirë I astmës e luan një rol të rëndësishëm në forcimin e dhëmbëve dhe kockave. Vitamina C gjithashtu ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore. Sakaq, kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.