SHËNDET

Ylli Merja: Propolisi i bletës, antibiotik i çmuar i natyrës

14:10 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Propolisi i bletës është një antibiotik i çmuar natyral, antiviral, antiflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiskeptik e antiparazitar. Ky produkt i bletës është një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi.




Propolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike që bletët e mbledhin në sythet apo në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterikë, poleni dhe lëndë organike dhe minerale.

Në të gjitha lëndët që përmban propolisi më të rëndësishmet janë flavonet, ku në 50 që janë zbuluar te ky medikament, 19 prej tyre janë bioaktive që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e këtij të fundit, janë gjetur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini, ndërsa ndër vitaminat numërohen vitamina B1, PP, provitamina A.

Efektet kurative
Propolisi rekomandohet të përdoret kundër diabetit; ftohjes; kisteve; alergjive; infeksioneve të gojës, veshkave apo tëmthit. Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në kurimin e kolitit, ulçerës, mykut dhe krimbave të zorrëve, por gjen përdorim edhe në trajtimin e hazmatikës së fytyrës dhe reumatizmës. Ky medikament ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve të tjera si astma, spondiliartroza, parkinsoni apo hernia diskale. Propolisi është një kombinim komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre. E veçanta e këtij medikamenti qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve, falë të cilave porpolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studimeve, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkol etilik, ka natyrë flavonoide, mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina. Këto të fundit kanë efekte shumë të mira bakteriostatike që përfaqëson veprimin antihelmues.

Vetitë bakteriostatike dhe baktericide
Eksperimente të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdrejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkolike me përqindje 10-20% vepron në mënyrë efikase për të ndihmuar në ndalimin e zhvillimit të baktereve të ndryshme.

Veçoritë fungicide e antivirale
Praparatet me bazë propolisin, kanë rezultuar veçanërisht aktive kundër infeksioneve candida, tricolli dhe microspori, të cilët janë në gjendje të provokojnë sëmundje të shumta parazitare mbi njeriun apo dhe kafshën. Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembrinës dhe benzi-p-cumarolo. Gjithashtu, propolisi paraqet një veprimtari parandaluese në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksioneve të ndryshme. Vlen të theksohet fakti, se ky medikament është përdorur gjithmonë edhe për rigjenerimin e indeve në rast plagosjeje. Në rastet kur përdoret ky medikament, është fuqizuar njëkohësisht edhe veprimtaria e vaksinave, si ato kundër tifos.

Antioksidant i fuqishëm
Propolisi i përdorur nga goja përmirëson sekrecionet e lëngjeve gastrite, e shërben si një diuretik e madje favorizon asimilimin e vitaminës C. Ndërkaq, falë veprimit të flavonoideve që përbëjnë të ashtuquajturin “faktor P”, propolisi luan një rol mbrojtës për kapilarët e gjakut.

Përdorimi i medikamentit
Mbi plagën e porsakrijuar, hidhet propolis 4-5 herë brenda një ore, e më tej çdo 3-4 orë hidhen 10-12 pika. Ky propolis krijon një shtresë të hollë mbrojtëse midis plagës dhe mikrobeve të ambjentit. Pas kësaj periudhe, propolisi shfaq vetinë cikatrizuese, pra mbyll plagën dhe rigjeneron lëkurën. Kur plaga ka filluar të mbyllet mirë, atëherë ai hidhet mbi plagë 2-3 herë në ditë pas çdo pastrimi. Ndërsa për qetësimin e kollës, acarimit të bajameve apo kundër mykut, propolisi pihet 3-4 herë në ditë nga 5-6 pika për fëmijët deri në 7-8 vjeç dhe 10-12 pika për të rriturit. Po kështu përdoret propolisi edhe nga njerëzit e zakonshëm, dhe mund të quhet me të drejtë si një plotësues shumë i mirë në dietën ushqimore të përditshme.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.