Kosova

Gazi lotsjellës në Kuvend, reagon Thaçi: E patolerueshme! Pamje e tmerrshme për Kosovën

16:13 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin e shënuar këtë të mërkurë në Kuvend, ku deputetë të Vevtëvendosjes hodhën tre herë gaz lotsjellës në momentin kur po tentohej të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.




Në një postim në Facebook, Thaçi e cilëson këtë veprim të patolerueshëm që shkakon një imazh negativ të Kosovës në sytë e botës.

“Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar.” shkruan Thaçi në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.