Sociale

“Ambasada amerikane ju bën gay”, Kristi Pinderi shpërthen ndaj Manjanit: Je i paditur dhe injorant

19:51 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare

Pas deklaratë së bujshme të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili apeloi që të mos shkohet më tek Ambasada Amerikane në Tiranë pasi sipas tij ka persona gay, ka reaguar aktivisti i mbrojtjes së homoseksualeve, Kristi Pinderi.



Pinderi përmes deklaratës së tij e ka cilësuar Manjanin si injorant, duke e ironizuar ish-ministrin, se e ka shpallur paditurinë tij botërisht.

Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Cfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?”, shprehet Pinderi.

Më poshtë po pëcjellim edhe statusin e Ylli Manjanit:

Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene”, shkruan Manjani.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk dua te komentoje lekundjet e mendimeve qe shfaq here pas here Manjani por per rastin konkrete ai ka shume te drejte qe e kundershton dhe megjithese kemi respect te vecante per punonjesit e Ambasades Amerikane ne duhet te jemi ne gjendje tu themi atyre jo cdo gje qe thone ata eshte e drejte dhe e dobishme per vendin tone. Eshte e habiteshme qe edhe qeveria jone dhe ministria e Arsimit ne vend qe te planifikoj edukime te tjera per te rinjet planifikon se si te shtojme radhet e b.. q…..e. Cfare qellimi kane keto takime ne shkolla. Disa mund te thone qe te mbrojme gay people. Gay people i mbron ligji dhe nuk i mbrojne gjimnazistet. Qellimi i ketyre takimeve eshte qe te helmojne ndjenjat e paformuara te te rinjeve tane. Te shtojme radhet e gayve qe jane plage te shoqerise ne kohen per te cilen po jetojme. Nuk di se kush eshte ky Kristi Pinderi por do ti thoshja qe ne rastin konkrete eshte ky inorant dhe jo Ylli Manjan. Ky Kristi nuk kupton se ku te cojne keto takime ose ka detyre per te shtuar akoma me shume kete helm qe dalengadale po helmon shoqerine.

    Përgjigju ↓