Kryesore

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për LGBT”, motër Elda Nikolli tregon si mbeti e papunë

11:01 - 24.03.18 Gazeta Shqiptare

Fushata sensibilizuese nga aktivistët e LGBT-së në gjimnazet e Tiranës me leje nga Ministria e Arsimit, ka krijuar jo pak debat në opinionin publik.



Debatit i është bashkuar edhe një ish-mësuese në Mirditë, motër Elda Nikolli e cila për tre muaj ka punuar si mësuese në shkollën “Ndrec Ndue Gjoka”.

Ajo tregon me detaje se kur nisi punën, duke e ditur që ajo ishte murgeshë dhe një besimtare e përkushtuar katolike, iu kërkua që në fillim që të mos fliste për fenë duke qenë se shkolla është një institucion laik.

Por ajo ngre pyetjen se “përse nëpër shkolla nuk pranohet të flitet për dimensionin shpirtëror, siç është ai i fesë, ndërsa shihet si arritje e qytetërimit deviancat seksuale.”

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo thotë se edhe pse ka dy diploma dhe mbi 6 vite eksperiencë në mësimdhënie, sërish e kanë larguar nga puna.

“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe per tre muaj kam punuar ne shkollen Ndercë Ndue Gjoka. Kur më morën ne pune me thane ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasesh nxenesve per fene’, biles, sikur te mos mjaftonte nje dite perfaqesues drejtues te shkolles kane hyre ne klase duke pyetur nxenesit ‘a ju ben mesim kjo, apo ju flet per fene?’, kete ne syte e mi! Nderkohe qe jetojme ne nje zone, ndoshta e vetmja ne Shqiperi, me tradite katolike prej shekujsh. Habitem qe ende kemi frike ne institucionet tona te permendim dimensionin shpirteror, i vjeter qe me lindjen e njeriut, ndersa teorit gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tone!

Sidoqofte, edhe pse nxenesit e mi u shprehen te lumtur per mesimin qe beja, me pushuan nga puna, ‘denim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka qe nuk shkon….” shkruan Elda Nikolli

Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zonja mesimdhenese!
    Perulem plot respekt perpara ideve tuaja te thella e te natyrshme,si edhe te argumentuara me stil te plote e te shpjeguara fare qarte me logjike korrekte……me vjen vertet keq qe ndodheni personalisht ne kete
    situate te pakuptimte, mizerabel edhe qendrimet e shefave tuaj te paformuar,te cilet me qendrimet e tyre
    tregojne probleme te thella ne kultivimin e vet personalitetit te tyre me gaverna boshlleqesh qe koha e progresit ne aresim duhet t’i fluturoje nga postet qe mbajne,pikerisht regreset kane fytyrat e mbushura me ndodhi si te tyret. Je ne rruge te drejte nga menyra si i trajton problemet.
    Nderime.

    Përgjigju ↓