Sociale

Vërtetimet e rezidentit për 2017-ën, të pavlefshme/ Parkim pa pagesë në 4 zona në Tiranë, ja si ta përfitoni

13:00 - 24.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë banorët që jetojnë në një prej 4 zonave administrative, ku aplikohet parkimi pa pagesë duhet të pajisen me Pullën e Rezidentit. Në faqen zyrtare të “Tirana Parking” bëhet me dije se të gjithë ata banorë që jetojnë në një prej këtyre zonave dhe nëse kanë një automjet, duhet të paraqiten në zyrat e saj për t’u pajisur falas me Pullën e Rezidentit, çka do u mundësojë atyre parkim pa pagesë. Gjithashtu, “Tirana Parking” thekson se vërtetimet e marra për rezident në vitin 2017 nuk janë më të vlefshme dhe se edhe këta qytetarë duhet të pajisen me Pulën e re të Rezidentit.




Ndërkohë që për të shmangur çdo lloj abuzimi me Kartën e Rezidentit, kjo agjenci ka rritur edhe më tej elementët e sigurisë. Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12-mujor nëpërmjet një pulle identifikuese, e cila është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht: certifikatë familjare, vërtetim banimi, kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë/huapërdorjes, certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti, leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti, fotokopje e taksave vjetore të makinës si dhe një fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.