Sociale

“Meqenëse në Europë 10% janë homoseksualë, edhe në Shqipëri…”, deklarata e fortë e drejtoreshës së Ministrisë

15:04 - 27.03.18 Gazeta Shqiptare

Një deklaratë të fortë ka bërë dje përgjegjësja për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Rinisë. E ftuar në emisionin e gazetares Ilva Tare ne Ora News, ajo u shpreh se meqenëse në të gjithë vendet e BE nga sondazhet ka rezultuar që komuniteti LGBT është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian.



“Meqenëse në Evropë janë 10 % e popullsisë pjesëtarë të këtij komuniteti, edhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe.

Kjo ka dalë nga studimet e institucionit të BE që bën sondazhe dhe vrojtime, i specializuar për këtë çështje, nga Këshili i Evropës që ka rekomandime apostafat për këtë gjë, të cilat Shqipëria si shtet anëtar i ka të miratuara dhe dakortësuara, kështu që mendoj që nuk përbën ndonjë cudi e madhe që në Shqipëri nuk ekziston ky komunitet, për këtë pjesë sa ekziston mendoj që nuk ka vend fare të flasim.

Në shqipëri është e vështirë të bësh studim. Meqenëse në tërë vendet e BE, ky është sondazh me vetëdeklarim, ky lloj sondazhi ka rezultuar që është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian”.

 

 

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ju e keni fjalen per vete edhe familjen tuaj edhe gjithcka qe ju rrethone besoje.
    Athere juve nuk ju ndalone askushe zojne qe me shendetin edhe trupin tuaj juve mundet te beni ate cfar juve ju pelqene,por jo qe ju mundet te thoni se 10%e shqipetareve jane gei edhe lesbike,pa i mbani per vete edhe familjen tuaj sondazhet.

    Përgjigju ↓