BLUETOOTH

Kapet “mat” në lokalin e Durrësit, flet Xhensila Pere: Ja e vërteta e fotove të ‘paparacit’

13:00 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Rrëfehet ish-banorja e BB9: Ka ardhur koha që jeta private të mbetet e tillë. “Skandali më i madh! Më kanë bërë vëllain si ‘të dashurin’ e ri”




Edhe pse prej kohësh nuk është më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo mbetet në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit ajo u bë kryefjalë e thashethemeve lidhur me një mundësi marrëdhënieje me djalin më të lakuar të Tiranës në një nga klubet e Durrësit. Edhe pse “e kapur” nga “paparaci”, Xhensila Pere rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, të vërtetën lidhur me fotot dhe jetën e saj private.
“Si reagon i dashuri juaj lidhur me lajmet që dalin nëpër portale? A nuk ka kërkuar ai ta prezantoni në sy të medias për t’i dhënë fund thashethemeve?”… Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Kohët e fundit u përfol nëpër media për lidhjen me një nga njerëzit më të lakuar në Tiranë në një nga klubet e Durrësit. Është e vërtetë që keni një lidhje me të?
Nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi thjesht miq, kemi shoqëri të përbashkët. Asgjë më shumë.
“Paparacët” që dërguan fotot ku ju panë bashkë thanë që kishit diçka shumë intime, më tepër se miq. Pse një deklarim i tillë?
Paparacët, nëse mund t’i quajmë ashtu, duhet të kenë parë që unë nuk isha vetëm me të, por në një tavolinë prej 15 miqsh. Dhe për më tepër në një nga klubet më në zë të Tiranës.
Si reagon i dashuri juaj lidhur me lajmet që dalin nëpër portale? A nuk ka kërkuar ai ta prezantoni në sy të medias për t’i dhënë fund thashethemeve?
Për fat të mirë nuk kam të dashur, sepse nëse do kisha, me këto lajme që sajohen pothuajse çdo javë, do e kisha tepër të vështirë për ta mbajtur atë lidhje. Por media jonë harron që një tip si unë, e cila është mësuar t’i bëjë gjërat hapur, do isha vete unë ajo, e cila do e prezantoja të dashurin tim në momentin që do e kem. Edhe pse tani duke parë se çfarë bëhet, vetëm për ato klikime, mendoj se ka ardhur koha që jeta private të ngelet e tillë.


Me çfarë do te merret Xhensila pas konkursit të bukurisë në Durrës?
Aktualisht jam duke u marrë me “Miss Universe Albania”, i cili është më shumë se një konkurs bukurie. Është një punë e gjatë prej 2 muajsh deri në natën finale në datën 6 qershor në Pallatin e Kongreseve.


Ju kanë propozuar diçka ku do t’ju shohim së shpejti? Për çfarë bëhet fjalë?
Përveç Miss-it, aktualisht jam e angazhuar në disa projekte lokale, gjithmonë në televizion, në qytetin e Pogradecit, në Korçë dhe Maqedoni.
Postojnë shpesh foto provokuese tuajat me persona që i etiketojnë si të dashurit e Xhensilës. A ka pasur ndonjë rast që keni reaguar keq ndaj ndonjë paparaci?
Tashmë jam mësuar me këto lajme dhe dashur pa dashur nuk më bëjnë më përshtypje. Për disa klikime më tepër kanë arritur deri në pikën që edhe vëllai im në një foto me shpinë, është trajtuar si një mashkull misterioz i supozuar si i dashuri im. A ja vlen të merresh me këta “paparacë” ?!


Ka pasur ndonjë rast flagrant që ju kanë kërkuar para në këmbim të fotove?
Nuk jam nga ato persona që mund të kapen në ndonjë rast flagrant. Jam tepër e kujdesshme në veprimet e mia.
Para pak kohësh qarkullonte një lajm që do të ishit pjesë e kastit të 2XL. Çfarë u bë me atë projekt? A do të nisni së shpejti?
Nuk e di nga ka dalë ky lajm, edhe pse nuk habitem që lajmi më parë kalon nëpër portale se sa tek i zoti/zonja e punës, por nuk është i vërtetë. Aktrimi ka qenë gjithmonë një fushë që më ka intriguar dhe nëse do vinte një ftesë e tillë do e pranoja pa hezituar.
Çfarë quan banale dhe jo të pranueshme Xhensila lidhur me postimin e fotove provokuese në rrjetet sociale?
Limiti mes të qenit sensuale, provokuese dhe banale është tepër i vogël. Dhe jam kujdesur gjithmonë të jem brenda këtij limiti. Për më tepër që është dhe çështje këndvështrimi. Jam pro nudos artistike dhe kundër ekzagjerimit. Jam e prirur më tepër drejt elegancës ndaj dhe fotot provokuese, të cilat postoj përcillen me elegancë për syrin e publikut.


Pas gjithë lajmeve që qarkullojnë në media lidhur me jetën tuaj private, si ka reaguar familja juaj? A kanë ndikuar tek ata lajme të tilla?
Ashtu si unë, edhe familja ime tashmë janë mësuar që jam gjithmonë në fokus të mediave për jetën time private. Janë përpjekur, pavarësisht mentalitetit shqiptar dhe paragjykimeve, të adaptohen me atë çfarë ndodh me mua si personazh publik. Familja është mbështetja ime më e madhe dhe kurrsesi nuk kanë ndikuar negativisht tek unë, sepse në fund të fundit ata janë gjithmonë në dijeni si për jetën time publike ashtu edhe private.


A keni menduar ta mbyllni ‘Instagramin’ apo të mos postoni shumë foto provokuese për syrin e medias? Nëse po, kur ka qenë rasti?
Nuk e kam menduar kurrë dhe s’ka për të ndodhur asnjëherë. Në momentin që vendosa për t’u kthyer në një personazh publik, mora parasysh gjithçka që vinte nga pas, sidomos pjesën negative. Madje gjithë negativitetin dhe paragjykimet jam përpjekur t’i kthej në benefite dhe në armën time më të fortë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.