Kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes modelingu i figurave të njohura të showbizit duke reklamuar produkte të ndryshme në faqet e tyre në ‘Instagram’. Një ndër to është edhe velina simpatike e “Xing me Ermalin”, e cila kohët e fundit ka preferuar t’i orientohet edhe kësaj fushe duke u bërë modele e firmave të ndryshme në vend.
Ajo që bie së sy në postimet e saj të fundit është ekspozimi gjithnjë e më i shpeshtë i asseteve të saj në foto. Kjo jo vetëm për të marrë sa më tepër ‘like’ nga ndjekësit e saj, por edhe për të ‘të ndjekur’ modën e këtij shekulli të rrjeteve sociale. E veshur vetëm me një xhaketë xhins e me asgjë poshtë saj, Kejvina provokon në foto duke nxitur ndjekësit të komentojnë në fotot e saj; “Pse s’del pa rroba fare?”. Mijëra like vetë për një foto pa të brendshme!