Sociale

Njehsimet e diplomave, si do të ndryshojnë afatet për plotësimin e dokumentacionit

13:40 - 27.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë njehsimin e diplomave, certifikatave, gradave shkencore apo titujve akademikë të lëshuara nga institucionet e huaja, tashmë mund të njihen me disa ndryshime. Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla ka miratuar shtesat apo dhe ndryshimet në udhëzimin nr. 17, datë 3.8.2016 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.




“Në rast të mangësive në dokumentacion, aplikantit i kërkohet fillimisht plotësim dokumentacioni me anë të postës elektronike, brenda 15 ditëve nga momenti i depozitimit të aplikimit në QSHA. Në rast të mosdepozitimit të plotësimeve brenda katër javëve, aplikantit i kërkohen plotësime për herë të dytë me shkresë zyrtare, të cilat duhet të depozitohen brenda katër javëve në QSHA, në të kundërt praktika depozitohet në arkivin e QSHA-së dhe aplikanti duhet të bëjë aplikim nga fillimi.”-theksohet në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Gjithashtu, në këtë të fundit bëhet me dije se konfirmimi i autenticitetit do të kërkohet me e-mail tek IAL-ja përkatëse të paktën dy herë dhe, në rast mospërgjigjeje, konfirmimi do të kërkohet me shkresë zyrtare. Në rast se pas gjashtë muajve nga momenti i kërkesës së konfirmimit me shkresë zyrtare ende nuk ka një përgjigje nga IAL-ja, praktika përkatëse do të depozitohet në arkivin e QSHA-së.

“Për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave, të lëshuara në përfundim të programeve të studimit që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “doktor”, ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave.”-thuhet në udhëzim. Ndërkohë në këtë të fundit theksohet se vërtetimi i njohjes dhe i njësimit do të lëshohet nga QSHA-ja në dy kopje origjinale ku njëra kopje i bashkëngjitet procesverbalit përkatës dhe ruhet në dosjen e aplikimit përkatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.