Sociale

U operua nga skolioza, ‘Shqiptarët për shqiptarët’ surprizojnë Dianën pas kthimit nga Kroacia

20:42 - 27.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e mbani mend Dianën, vajzën 13-vjeçare me skoliozë, historia e së cilës  mori përmasa ndërkombëtare. Një thirrje për ndihmë nga shokët e klasës nga ndryshoi kryëkeput jetën e saj. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye sërish tek ajo. Kemi përcjellur gjatë emisioneve të kaluara gjithçka ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku u operua nga skolioza. Kemi  treguar edhe vizitorët specialë, përkujdesen që kanë treguar mjekët dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç, i cili e vizitoi dhe i dhuroi një celular. Diana jonë tashmë ka dalë nga spitali por jo si një 13 vjeçare e zakonshme por si një zonjushë e vërtetë dhe si një person publik që rrëmbeu me historinë e saj të dhimbshme gjithë dritat e kamerave kroate. Së bashku me drejtoreshën e saj që nuk iu nda asnjë çast, Diana u prit në zyrë nga Kryetari i Bashkisë së Zagrebit Bandiç, si të ishte pjesë e rëndësishme e një  delegacioni zyrtar nga Shqipëria. Është ulur si një përfaqësuese e lartë e shtetit mes zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Surprizat dhe dhuratat për të nuk kanë mbaruar pasi kreu i bashkisë Bandiç i dhuroi një arush gjigand. Ai i premtoi Dianës se së shpejti do t’i mundësojë asaj, vëllezërve dhe babait si dhe shokëve dhe shoqeve të klasës një vizitë turistike në Zagreb.




E kemi ndjekur me kamer edhe kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Diana mbërriti me shpinën drejtë dhe me drejtoreshën e shkollës pranë.  Në dorë shtrëngonte arushin e madh pellushi. Gjëja e parë që donte të bënte ishte ti telefononte babai të saj. E lajmëroi që kishte mbërritur. “I them faleminderit Elvisit që më ka shëruar dhe më ka plotësuar dëshirat thotë Diana. 10 ditët e qëndrimit te saj në Zagreb kanë qenë të vështira. Por në fund gjithçka shkoi me sukses. Faza pas operacionit ka qenë e vështirë por gjithçka u kalua me sukses.

Kamera e “Shqiptarët për shqiptarët”  e shoqëroi Dianën në Lezhë, drejt shtëpisë së saj ku e priste i ati, vëllezërit dhe hallat.

Diana shkon ne shtëpi

Me brohërimat e fëmijëve të lagjes “ Diana, Diana…” 13-vjeçarja u kthye në banesë. Gjithë lagjia kishte dalë për ta pritur mes duartrokitjesh dhe mes lotëve të gëzimit të babait. Të gjithë e përqafojnë, i urojnë shërim të shpejtë. “Mos u mërzit se jam mirë” i  thote Diana të atit. “Sot për mua janë lot gëzimi, ti je drita e syve të mij i përgjigjet ai. “Jam shumë e lumtur, të gjithe më kane pritur jam e lumtur se më kanë shëruar. Faleminderit Elvis Naçit dhe drejtoreshës që më ka qëndruar pranë madje më ka dhënë për të ngrënë me zor” shprehet Diana e emocionuar. Diana erdhi në shtëpi me duart plotë me dhurata për vëllezërit dhe të atin.

Diana kthehet në shkollë

Suprizat për Dianen nuk mbarojnë. Vajzën e kanë pritur shoket e shoqet e klasës, mësuesit e shkollës “Besëlidhja”  në diten e saj të parë të rikthimit mes tyre. Ishin pikërisht shokët, mësuesit e drejtoresha e shkollës, Valbona Gjoni që kërkuan ndihmë dhe hapën të parët driten jeshile për Dianën.

Në një mbledhje me kolektivin e mësuesve, Valbona Gjoni ka falenderuar të gjithë ata që kontribuuan për shërimin e Dianës si dhe fondacionin “Fierdeus” si dhe Elvis Naçin. Në klasen e 7- A ishte përgatitur një surprize për Dianën. Shokët dhe shoqet e klasës kishin organizuar një festë të vogël me një tortë për të pritur shoqen e tyre. “Faleminderit qe na i sollet Dianen të shëruar: thanë njëzëri ata.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.