Kronikë

Më shumë se 200 mijë € përmes mashtrimit, ky është çifti i bashkëshortëve

13:17 - 22.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Hetimet janë në vazhdim, dhe shuma prej 200 mijë euro që kanë përfituar mund të rritet”. Kështu deklaroi një burim i Gazetës Shqiptare, nga Policia e Fierit në lidhje me arrestimin e çiftit mashtrues.




Po sipas këtij burimi prej një kohe të gjatë Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Migena kanë mashtruar qindra persona të qarkut të Fierit.

Me pretendimin se do t’ju gjenin një vend pune në kompanitë e naftës në Fier, ata nga hetimet paraprake thuhet se kanë fituar 200 mijë euro.

Të dy të papunë, Fisnik dhe Migena bënin një jetë luksoze ndërsa denoncimet për ta dita ditës sa vinin dhe shtoheshin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.