Kronikë

Sherri mes rrugës, pastaj… Shqiptari e vrau me thikë ish-gruan se donte të ndahej

08:38 - 23.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 67-vjeçar shqiptar dyshohet se është autori i vrasjes së ish-gruas së tij në lagjen vjeneze Favoriten. Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja makabre, ai ka pranuar të rrëfehet përpara organeve të drejtësisë. Nga sa bëhet e ditur, tragjedia ka ardhur pasi viktima 59-vjeçare ka dashur të divorcohet nga burri.




67-vjeçari nga Kosova ka dashur t’i sjellë disa dokumenta ish-gruas, ku ka ardhur deri te zënka verbale në mes të rrugës. Shqiptari kishte marrë me vete edhe një thikë, ndërsa prezent ishin edhe dy fëmijët katër dhe gjashtë vjeç, shkruan kurier.at.

Pasi erdhi deri te përleshja verbale, gjyshja mori dy fëmijët dhe i dërgoi në shtëpinë e nënës së tyre. Sipas policisë, fëmijët nuk ishin prezent gjatë tragjedisë. Ata janë marrë nën kujdesin e psikologëve. Agresori pasi ka vrarë ish-gruan, ka dashur të largohet nga vendngjarja, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, 59-vjeçarja vdiq nga plagët në vendngjarje.

Disa dëshmitarë okularë janë treguar tepër të guximshëm, pasi kanë ndjekur agresorin deri në rrugën Buchengasse dhe kanë arritur t’ia marrin thikën dhe e kanë ngujuar derisa ka ardhur policia.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shqiptarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.