Kronikë

Shpërndanin drogë në shkolla, tre në pranga

09:45 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Heroinë në shkolla. Policia e Tiranës ka ndaluar tre persona, mes tyre një vajzë pasi shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit.




Policia arrestoi në flagrancë 35-vjeçarin Enri Manaj dhe 26-vjeçaren Gloria Hasaj.

Ata janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçares Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza heroinë, e ndarë në porcione gati për tu shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën Enri Manaj, brenda saj ndodhej Marjus Filipi dhe një vajzë filipinase. Në banesë policia gjeti dhe 39 doza të tjera heroine.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.