Kronikë

Detaje/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, flet policia… Fëmija i çiftit shpëtoi mrekullisht

08:27 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasje e tipit mafioz ka tronditur Shkodrën mëngjesin e së dielës. Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë me armë zjarri, në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”.




Viktimat Boran Bërcama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci janë gjetur brenda makinës së tyre, pranë banesës ku jetonin, në rrethana ende të paqarta për policinë.

Nga raportimet e para mësohet se Bërçama ka qenë më parë punonjës i policisë, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e krimit.

Bashkë me ta në makinë, mësohet se ka qenë edhe fëmija i çiftit, rreth një vjeç. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar lëndime.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të  vrarë me armë zjarri shtetasit,  B. B. dhe bashkëjetuesja. Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.