Kronikë

Era e keqe pushton pallatin… Policia gjen të dekompozuar trupin e 40-vjeçares

10:20 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Era e fortë e keqe ka detyruar administratorin e pallatit të njoftojë policinë. Pas hapjes së derës me forcë efektivët e policisë kanë gjetur të dekompozuar trupin e 40-vjeçares, Bule Bajrami.




Gruaja nga Librazhdi, kishte një banesë dhe në Pogradec, ku kalonte zakonisht pushimet. Gazeta Shqiptare mëson se rreth orës 22:10 të së shtunës, kur ka ndërhyrë dhe policia në banesën e saj në lagjen nr 1 ka gjetur trupin e dekompozuar të gruas.

Policia thotë se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja e 40-vjeçares Bule Bajrami mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.