Kronikë

Ish-polici u ekzekutua me automatik tip “Scorpion”, autorët djegin makinën në dalje të qytetit

11:34 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga ora në orë, policia qartëson ekzekutimin e ish-policit, Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.




Gazeta Shqiptare mëson se 35-vjeçari bashkëjetuesja e tij janë qëlluar rreth orës 1:30 pas mesnate, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur në orën 6:40 të mëngjesit.

Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci
Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci

 

Disa orë më pas, në dalje të qytetit të Shkodrës është gjetur një automjet i djegur. Policia ka dyshime se makina mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”.

Makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët
Makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

 

Brenda në makinën tip “Benz C Class”, policia ka gjetur një armë zjarri automatik tip “Scorpion”. Për fat të mirë, foshnja që ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë, ka shpëtuar nga plumbat.

Armë zjarri automatik tip “Scorpion”
Armë zjarri automatik tip “Scorpion”

 

Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

Si u ekzekutua ish-polici nga vrasës profesionistë… Fëmija u gjet në prehrin e gruas së vrarë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.