Kronikë

Si u ekzekutua ish-polici nga vrasës profesionistë… Fëmija u gjet në prehrin e gruas së vrarë

09:13 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-efektivi i policisë, 35-vjeçari Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, janë qëlluar me armë zjarri, tip scorpion, nga një distancë e afërt.




Gazeta Shqiptare mëson se ata janë qëlluar sapo kanë zbritur nga banesa e tyre dhe në momentin që kanë hyrë në automjet, në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, në afërsi të qendrës së qytetit.

 

Krimi ka ndodhur në sy të fëmijës një vjeç e gjysmë. Foshnja ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë dhe fatmirësisht ka shpëtuar nga plumbat.

Nga hetimet paraprake, thonë burime për Gazetën Shqiptare autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja Silvi Ndoci, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

Boran Bërçama kishte dhënë dorëheqjen para rreth 6 muajsh nga policia, ku shërbente si punonjës i Policisë së Rendit me patrullat.

Detaje/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, flet policia… Fëmija i çiftit shpëtoi mrekullisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.